Rrëfimi i Xhevdet Pecit, ja si e kishte rrahur gjyqtarin (VIDEO)

Rrëfimi i Xhevdet Pecit, ja si e kishte rrahur gjyqtarin (VIDEO)

Boksieri tashmë i ndjerë Xhevdet Peci, para gati dy vjetësh në emisionin Ora e Pasditës në Klan Kosova, pati rrëfyer për sportin që ai ushtronte.

Ai madje pati specifikuar një rast kur e kishte rrahur gjyqtarin.

Peci pati thënë se në momentin kur i ishte bërë e padrejtë gjatë luftës nga ana e gjyqtarit, ai kishte “eksploduar”.

“Asnjë sportist nuk ka dëshirë ta përfundojë ashtu karrierën. Mirëpo, unë me një kundërshtar, të cilin e kisha mundur disa herë më herët. Dhe gjyqtari filloi ndaj meje, qortim publik në të parën, qortim publik në të dytin dhe të tretën pa kurrfarë arsye. Dhe eksplodova, m’u errësua e gjithë pamja, sepse e humbja titullin, e mua të më ndodhte ajo nuk ishte në rregull”.

Ndiqeni nga minuta e 12 momentin kur ish-boksieri Xhevdet Peci rrëfente për përballjet e tij.

Related Articles