Rrëfimi lemeritës nga Hawai: Njerëzit nëpër makina ishin bërë shkrumb e hi (VIDEO)

Rrëfimi lemeritës nga Hawai: Njerëzit nëpër makina ishin bërë shkrumb e hi (VIDEO)

Rrëfimi lemeritës nga Hawai: Njerëzit nëpër makina ishin bërë shkrumb e hi.

Flakët nuk ishin shuar të gjitha, kur Tiffany Kidder Winn u kthye të shohç çfarë i kishte ndodhur lokalit të saj në Front Street të Mauit, të enjten.

Fillimisht asaj iu duk se dëmet nuk janë të mëdha, teksa po afrohej me makinë në rrugën ku zjarri bëri kërdi. Por, sa më thellë që futej, ajo dhe burri i saj shihnin tmerrin të shtohej.

“Thjesht, shkatërrim total”, tha ajo për Associated Press, përcjellë klankosova.tv.

Dyqani saj i suvenireve në Maui ishte një ndër më të vjetrit në këtë qytezë të Hawait. Ky fakt nuk e shpëtoi lokalin, që sikur krejt tjerët, u dogj deri në gjënë më të fundit që mundi ta shkrumbojë flaka.

Por, kjo nuk ishte më e rënda që Winn dhe burri i saj panë kur erdhën këtu. Përgjatë rrugës së lokaleve, ata vërejtën diçka edhe më tragjike – brenda veturave të djegura kishte trupa njerëzish që nuk ia dolën të ikin nga flakët e papara ndonjëherë në histori të Hawait, të cilat kapluan qytezën Maui, natën mes të mërkurës dhe të enjtes.

“Për aq sa morëm vesh ne, të paktën tre veta nuk ia dolën. Po ashtu, pësuan edhe shumë kafshë, përfshirë ato që njerëzit i mbanin nëpër shtëpi. Thjesht, na u thyen zemrat”, tha ajo.

Winn tregon se kur vazhdoi mëtutje, pa edhe dicka lemeritëse – një trup njeriu që kishte mbetur i djegur në një pjesë shkembi, pak metra para se të arrije në pikën ku do të kishte mundur të kercejë në det. Sipas saj, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga djegia, gjatë tentimit për të ikur nga flakët.

Related Articles