21-vjeçari Urosh Blazhiq, i cili dyshohet për vrasjen e tetë personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve me armë zjarri në disa fshatra afër Mlladenovcit mbrëmjen e 4 majit, është arrestuar nga policia në afërsi të Kragujevcit.
Sipas mediave serbe pas të shtënave, ai ka rrëmbyer një taksisti në Mlladenoc dhe e kërcënoi me armë duke e detyruar që ta çonte Vinjishtë, ku kishte një të afërm që do e ndihmonte të fshihej me të cilin fshihej.
Sipas mediave, ai i afërm ishte gjyshi i të dyshuarit me të cilin policia e gjeti.
Mediat serbe thonë gjithashtu se gjyshi i të dyshuarit është arrestuar, pasi në shtëpinë e tij policia ka gjetur bomba, një automatik dhe municion. Përveç tij është arrestuar edhe daja i Urosh Bllazhiqit.