Një person dyshohet se është marrë me forcë të enjten nga tre të dyshuar tjerë në Pejë, të cilët e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur.
Në lidhje me rastin dy nga tre të dyshuarit janë arrestuar, e të cilët aktualisht gjenden në stacionin policorë duke u marrë në pyetje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale. Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Prokurori i shtetit këtë rast e ka cilësuar si ‘Lëndim i rëndë trupor“, ka thënë Nikçi.