Interesimi i prindërve për t’i siguruar tekstet shkollore për fëmijët e tyre në kryeqytet është mjaft i madh, megjithatë në asnjë librari ato nuk mund të gjenden komplet, madje siç thonë shitësit, ka mungesë te teksteve nga shtëpia botuese ‘Albas’.
Kosovapress ka vizituar tri librari në kryeqytet, por në asnjërën nuk ishin të gjitha librat e klasës së dytë e të tretë.
Njëri nga shitësit i cili deshi të mbetët anonim, tha se ka mungesë te librave nga shtëpia botuese ‘Albas’ dhe në stok.
Sipas tij, javën tjetër të gjithë mësimdhënësit që kanë kërkuar apo rekomanduar libra nga ajo shtëpi botuese do të detyrohen t’i ndryshojnë për shkak të mungesës së librave nga kjo kompani.
Ministria e Arsimit, ka marrë vendim për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.