Lulzim Sahiti, zyrtar në komunën e Shtimes, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se para disa ditëve është rrrënuar bunkeri serb në qendër të Shtimes.
Sahiti ndër të tjera ka shkruar se ky bunker i betonizuar kishte dimensioni 3 x 2, teksa posedonte derën hyrëse metalike.
“Në qendër të Shtimes, para dy dite ky bunker u rrënua. Ishte ndërtuar në vitin 1998, në oborrin e shtëpisë së Branisllav Stakiqit! Me këtë dëshmohet se jo vetëm ushtria dhe policia serbe që ushtronte dhunë e terror shtetëror ndaj popullsisë shqiptare por edhe pakica serbe lokale ishte përgatitur me vite të tëra për të sulmuar fqinjët e tyre shqiptar”, ka shkruar Sahiti.
“ Ky bunker i betonizuar kishte dimensione 3 x 2, posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla për të sulmuar në të gjitha pjesët e qytetit”, thuhet në njoftimin e tij./Gazeta Enigma/