Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka rrënuar objektin afër fushës së futbollit në Bardhosh, që shërbente dikur si zhveshtore.
“Ky aksion është ndërmarrë për shkak të vjetërsisë së objektit dhe mundësisë që i njëjti të shembej vetvetiu. Kësisoj, do të rrezikoheshin banorët e asaj pjese, e sidomos fëmijët që e shfrytëzojnë fushën e futbollit”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna ka falënderuar Bashkësinë Lokale të Bardhoshit për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mënyrë që të krijohet mjedis sa më i sigurt për të gjithë.