Zyrtarët kanë bërë të ditur se deri në 20 automjete janë përfshirë në një aksident në një rajon ndërshtetëror të Pensilvanisë.
Aksidenti ndodhi pak para orës 11:00 pranë daljes së njohur si “116” të kësaj zonë.
Menjëherë pasi u raportua për aksidentin, Matt Catrillo, një gazetar në një radio stacion lokal, postoi në Twitter se shumë automjete ishin ende në flakë dhe shumë njerëz ishin të bllokuar, gjithashtu edhe rruga është bllokuar.
Pamjet e kapura nga rrënojat tregojnë disa kamionë dhe makina të shpërndara përgjatë autostradës së mbuluar me dëborë, derisa tymi ngrihet në qiell.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin dhe për sa kohë do të mbyllet rruga./Gazeta Enigma/