Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 179 pacientë nga COVID-19.
Prej tyre 177 janë të konfirmuar me COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Me oksigjeno-terapi janë 119 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 71 pacientë, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 5 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë, 10 pacientë.
Ndërsa Klinika Obstetrike Gjinekologjike, ka 11 pacientë, pitali i Gjakovës, 21 pacient, e në Spitalin i Pejës po trajtohen 11 pacientë.
Spitali i Prizrenit, me 8 pacient, Spitali i Mitrovicës, 15 me pacientë në Ferizaj 9 pacientë dhe në Sitalin e Gjilanit janë duke u trajtuar 17 pacioent me COVID-19./Gazeta Enigma/