Çështja e numrit të veteranëve që përfitojnë pension nga shteti, që nga vitit 2018 është në proces gjyqësor.
Për këtë çështje janë të akuzuar 12 persona, të cilët ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan lajmi.net.
Në të dhënat që Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka publikuar për muajin nëntor 2023, shihet se pension nga shteti kanë përfituar 36 mijë e 851 veteranë.
Ky numër është për 49 më i vogël se në nëntor 2022, kur kishin përfituar 36 mijë e 802 persona.
Në total, vetëm për muajin nëntor, shuma që shteti ka paguar për veteranët është 6 milionë e 264 mijë e 670 euro.
Teksa një muaj më herët përfituan 36 mijë e 800 veteranë, e për ta u shpenzuan 6 milionë e 256 mijë euro.
Me një llogaritje të thjeshtë del se shteti ka paguar pensione për veteranët më 2023 rreth 70 milionë euro.