Kandidatja për deputete nga LDK, me numrin 36, Rrezarta Krasniqi, ka nisur ditën me një takim me gratë e Forumit të LDK-së në Vushtrri.
Ajo theksoi rolin kyç të grave në suksesin e LDK-së dhe theksoi se angazhimi i tyre është kyç për fitoren e partisë në nivel lokal dhe kombëtar.
Takimi u zhvillua në një atmosferë mobilizuese, me mesazhe për bashkim dhe përkushtim në arritjen e synimeve politike të LDK-së.
“Gratë e LDK-së, forca e fitores në Vushtrri dhe Kosovë”, tha ajo.
