Big Brother VIP Kosova së fundmi është shndërruar në temë diskutimi në opinionin publik për shkak të një vendimi të këtij produksioni.
Produksioni i BBVK kishte vendosur që ta fuste si banor, ish-bashkëshortin e njërës prej konkurenteve, Drenusha Latifit.
Latifi, akuzonte ish-burrin e saj për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj.
E vendimi i produksionit që Atilla Kardesh (ish-burri i konkurentës), të bëhet banor i këtij formati nuk u prit aspak mirë në opinionin publik.
Shoqëria civile, organizata joqeveritare ndërmorrën masa të shpejta, duke reaguar gjë që sipas të gjitha gjasave bëri që i njëjti të jepte dorëheqje nga formati.
Mirëpo së fundmi, organizata QIKA, ka nis një letër kompanisë licencuese të BBVK përmes së cilës kërkon heqjen e licencës.
Kjo organizatë ka listuar disa prej shqetësimeve të tyre lidhur me sezonën e tretë të këtij programi reality.
“Ka pasur raste të shumta të ngacmimeve seksuale duke përfshirë prekje, pjesëmarrjen si mysafir të një këngëtari i cili akuzohet për dhunë në familje, komente homofobike dhe gjëra tjera shqetësuese. Shqetësimet tona janë shtuar gjatë kësaj jave me shtimin e fundit të një garuesi i cili akuzohet për dhunë në familje i cili është edhe ish-bashkëshorti i një pjesmarrëse”, thuhet në letrën e QIKA. /Gazeta Enigma
Postimi i plotë: