Rrezikoni të humbni qasjen në Gmail: Ky është paralajmërimi që duhet të merrni seriozisht

Rrezikoni të humbni qasjen në Gmail: Ky është paralajmërimi që duhet të merrni seriozisht

Një ndryshim i rëndësishëm po ndodh për përdoruesit e Gmail, dhe injorimi i tij mund të shkaktojë humbjen e plotë të aksesit në llogarinë tuaj.

Google po forcon masat e sigurisë për të mbrojtur llogaritë e tij, duke kërkuar që shumica e përdoruesve të Gmail të realizojnë përditësime të detyrueshme të llogarive të tyre.

Përditësimi do të kërkojë që përdoruesit të aktivizojnë Verifikimin me Dy Hapa, që përfshin përdorimin e fjalëkalimit dhe një hap të dytë, siç mund të jetë një njoftim në smartphone, një aplikacion verifikimi, ose një çelës sigurie.

Google ka nisur të dërgojë email-e paralajmëruese për përdoruesit e llogarive, me kërkesa për veprime specifike. Këto njoftime shpesh përfshijnë afate të personalizuara, të cilat zakonisht janë nga 15 deri në 30 ditë, përpara se qasja të kufizohet ose të bllokohet.

Ky hap është pjesë e një iniciative më të gjerë të industrisë për të luftuar spam-in, phishing-un dhe email-et e rreme, të cilat po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga ato të vërteta.

Edhe pse inteligjenca artificiale e Google tashmë filtron shumicën e këtyre email-eve, kompania po i forcon ende mbrojtjet për shkak të sofistikimit në rritje të ‘kriminelëve’ kibernetikë.

Një studim i fundit i Google zbuloi se më shumë se 60% e përdoruesve në SHBA kanë vënë re një rritje të mashtrimeve online, kryesisht përmes mesazheve me tekst dhe email-eve. Afërsisht një e treta e tyre kanë përjetuar gjithashtu një shkelje të të dhënave.

Related Articles