Gazetari, Ridvan Berisha, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas arrestimit të dy personave të dyshuar për spiunazh.
Berisha tha se nuk përben lajm për të se ‘mbetjet fashiste nga UDB edhe sot janë në operacione politike dhe spinuazhi’
Ai tha se prioritet i Koosvës mbetet forcimi i shtetit, mekanizmave të sigurisë dhe inteligjencës.
Berisha thotë ne reagimin e tij se UDB-ja është këtu por se rreziku real mbetet se si me parandalu rekrutimin e elites kosovare nga spiunazhi i Serbisë.
“UDB e kemi këtu, misioni i tyre është i qartë, përçarja e bërja pikë e pesë e shqiptarëve. Pasha t’madhin Zot, unë besoj se Kosova do ta fitojë këtë përballje me primitivet spiunë të BIA. Rreziku real mbetet se si me parandalu rekrutimin e elites kosovare nga spiunazhi i Serbisë, se si ta gjejmë shpejtë rrugën ligjore për t’i futë në makina lustrimi krejt njerzit që mbajnë pozicione me rendësi shtetërore” shkruan Berisha në Facebook.