Rrezikuan mbytjen, Shqipëria asiston në shpëtimin e 55 emigrantëve në Egje

Rrezikuan mbytjen, Shqipëria asiston në shpëtimin e 55 emigrantëve në Egje

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi thotë se anija “Butrinti” ka marrë pjesë në një operacion shpëtimi në ujërat e Egjeut.

Ai ka njoftuar se anija shqiptare bashkë me atë greke dhe turke kanë arritur të shpëtojnë 55 emigrantë, të cilët rrezikonin të mbyteshin.

“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente.”, njoftoi Peleshi.

Related Articles