Një aeroplan i vogël privat është përplasur me një ndërtesë e cila ishte e boshatisur.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali konkretisht në qytetin e Milanit.
Si pasojë të tetë personat që ishin në bord vdiqën.
Destinacioni i fluturakës ishte ishulli i Sardenjas, shkruan Reuters.
Sipas mediave ndërkombëtare në vendin e ngjarjes dolën zjarrfikësit, policia dhe karabinierët.
Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes.
Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbian , në Sardenjë.
Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët.
Brenda aeroplanit ishte miliarderi rumun Dan Petrescu dhe familja e tij.
Ai konsiderohej si një prej personave më të pasur në Rumani, pronar supermarketesh dhe galerish tregtare (Metro dhe Real). 68-vjeçari kishte dy shtetësi, rumune dhe gjermane.
Partner i Ion Tiriac, asetet e së cilës përllogariten të jenë rreth 3 miliardë euro, Petrescu ishte shpërngulur në Gjermani për t’i shpëtuar regjimit të Nicolae Ceausescu, për t’u rikthyer në vendlindje pas vitit 1989.
Në mesin e viktimave është edhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare, e lindur në Rumani dhe me shtetësi franceze, si dhe djali i tyre 30-vjeçar, Dan Stefan Petrescu, i lindur në Munchen, gjithashtu me dy shtetësi.
Nëna e miliarderit ndodhej në Olbia, në vilën e familjes, duke pritur djalin dhe nipin për të kaluar pushimet në Sardenjë.
Sipas mediave rumune, djali 30-vjeçar i Petrescu kishte shkuar në Itali bashkë me disa miq, djalin e tij njëvjeçar dhe gjyshen.
Në mesin e viktimave dyshohet se është edhe djali i tij i mitur.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht janë të paqarta.
Dëshmitarë thanë se kishin parë një prej motorëve të avionit në flakë dhe se ai kishte rënë pikiatë mbi tarracë, shkruan Italynews 24 përcjell Klankosova.tv.