Rrëzimi i aeroplanit, Osmani: Qëndrojmë pranë popullit amerikan

Rrëzimi i aeroplanit, Osmani: Qëndrojmë pranë popullit amerikan

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas përplasjes së një aeroplani me një helikopter pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, duke shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë.

Osmani tha se Kosova qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C.  Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, ka shkruar Osmani në X.

Related Articles