Rrëzimi i vinçit te “Rruga A”, reagojnë nga Komuna e Prishtinës

Rrëzimi i vinçit te “Rruga A”, reagojnë nga Komuna e Prishtinës

Sot, në rrugën “Rruga A” në Prishtinë është rrëzuar një vinç ku po zhvilloheshin punime për ndërtimin e objekteve të larta.

Në lidhje me këtë kanë reaguar nga Komuna e Prishtinës, ku thuhet se rrëzimi i këtij vinçi nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Në njoftim thuhet se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka reaguar menjëherë pas incidentit të ndodhur sot, duke angazhuar të gjitha ekipet e saj në terren për menaxhimin e situatës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu hetuesit policorë dhe inspektorët e ndërtimit për të vlerësuar rrethanat dhe dëmet e shkaktuara. Ngjarja përfshin rrëzimin e një vinçi ndërtimi, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Janë dëmtuar një pjesë e rrugës pranë një pusetës së kanalizimit, si dhe një pjesë e një ndërtese banesore përballë vendit të ndërtimit”, thuhet në reagim.

Komuna e Prishtinës, apelon tek qytetarët që çdo rast i ngjashëm të raportohen menjëherë në numrat emergjent të Qendrës Operative të Kryeqytetit: 0800 12233 dhe 12244.

Related Articles