Një aeroplan është rrëzuar në qytetin perëndimor të Ahmedabad të Indisë, ndërkohë që ende nuk janë dhënë informata nëse ka viktima.
Aeroplan Boeing 787 kishte destinacion Londrën, por u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.
232 pasagjerë ishin në bord dhe 12 të tjerë ishin pjesë e ekuipazhit.
Air India tha se në bord ishin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po punon me autoritetet lokale në Indi për të “përcaktuar urgjentisht faktet dhe për të ofruar mbështetje për ata që janë të përfshirë”.