Aeroplani komercial i Tanzanisë, është rrëzuar në një liqen në afërsi të qytetit Bukobe në veriperëndim të vendit.
Brenda aeroplanit gjendeshin 43 persona, ku 26 prej tyre janë shpëtuar dhe dërguar me urgjencë në spital, raporton BBC.
Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë në vendin e ngjarjes duke kërkuar të mbijetuar të tjerë.
Fotografitë shfaqin aeroplanin pothuajse të fundosur në ujë, ku vetëm bishti qëndronte mbi sipërfaqen e ujit, i rrethuar nga ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët.
pic.twitter.com/Lcw6CvYrs3— Citizen TV Kenya (@citizentvkenya) November 6, 2022
Njëri cep i pistës në aeroportin Bukoba gjendet shumë pranë brigjeve të liqenit Victoria, që konsiderohet si më i madhi në Afrikë.
Aeroplani i aviokompanisë Precision Air po udhëtonte nga qyteti më i madh i Tanzanisë, Das es Salaama në drejt të Bukobes, kur hasi në stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm.
Precision Air është aviokompania më e madhe në Tanzani, ndërkaq mediat e atjeshme raportojnë se përpos të shpëtuarve është raportuar për tre të vdekur.