Dy anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur pasi një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në Turqi, teksa ishte në rrugë për të shuar një zjarr.
Ministria e Brendshme e Turqisë tha se avioni u rrëzua të mërkurën në një fushë pranë Marmaris, një qytet turistik në detin Egje, shkruan Euronews.
Zyrtarët thonë se helikopteri kishte udhëtuar nga provinca veriore e Kastamonu për të luftuar një zjarr pyjor rreth zonës Yalancibogaz të Marmaris.
Pesë persona të tjerë në bord u plagosën në këtë incident.
Guvernatori i rajonit të Denizlit tha se është hapur një hetim për aksidentin për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Gjithsej pesëmbëdhjetë helikopterë dhe tetë avionë janë mobilizuar për të shuar zjarrin pranë Marmaris, së bashku me 500 personel të pylltarisë, 40 kamionë uji dhe topa uji të policisë.