Rrëzohet muri mbi një automjet në Han të Elezit, shoferi pëson lëndime

Rrëzohet muri mbi një automjet në Han të Elezit, shoferi pëson lëndime

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Han të Elezit ku një mur është rrëzuar mbi një automjet.

zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën “28 Nëntori” në Han të Elezit.

Sipas tij, një mur mbrojtës ishte shembur dhe kishte rënë mbi një veturë pasagjerësh, ku ndodhej vetëm shoferi.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e Emergjencës dhe njësia e Zjarrfikësve nga Hani i Elezit, të cilët kanë filluar ndërhyrjen për nxjerrjen e personit të bllokuar në veturë.

Sipas Veselit, shoferi ka qenë me vetëdije, por i ngujuar brenda veturës.

“Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Han të Elezit. Rreth orës 22:00, nga njësia e zjarrfikësve personi është nxjerrë nga vetura, i cili kishte pësuar lëndime trupore, por ka qenë me vetëdije dhe nga njësia emergjente është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Hanit të Elezit”, tha ai.

Related Articles