Një fëmijë nga Gjakova është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë në emergjencën e spitalit të Gjakovës.
Policia ka njoftuar se për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.
“Raportohet se në emergjencën e spitalit të Gjakovës ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë, viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është rrëzuar nga shkallët në shtëpi. Për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.