Rrëzohet një aeroplan turistësh në Ulqin

Rrëzohet një aeroplan turistësh në Ulqin

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit në lagjen Shtoj të Ulqinit. Këtë e kanë konfirmuar për “Vijesti” nga Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë së Policisë.

Një person ka marrë plagë të rënda dhe një të lehtë.

Sipas informacioneve të Televizionit Vijesti, ka mbetur i plagosur piloti dhe një person tjetër që ndodhej me të në avionin e vogël turistik.

Televizioni Vijesti ka mësuar se i plagosuri rëndë është jashtë rrezikut për jetën.

Avioni që u rrëzua po çonte turistët në një turne ajror të përditshëm në bregdetin e Ulqinit.

Related Articles