Rrëzohet një avion në Suedi, asnjë i mbijetuar

Rrëzohet një avion në Suedi, asnjë i mbijetuar

Kanë vdekur të gjithë personat, nëntë sa ndodheshin në aeroplanin e rrëzuar afër qytetit Orebro të Suedisë, bëri të ditur policia e këtij shtetit.

“Është një aksident shumë i rëndë. Të gjithë që ndodheshin brenda aeroplanit kanë vdekur”, thuhet në uebfaqen e policisë suedeze, shkruan Reuters.

Autoritetet thanë se në aeroplanin e vogël, të tipit DHC-2 Turbo Beaver, ndodheshin tetë parashutistë dhe një pilot. Aeroplani u rrëzua afër pistës në aeroportin e qytetit Orebro pak kohë pas ngritjes në qiell. Pas rrëzimit, aeroplani u kaplua nga zjarri.

Related Articles