Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbështet protestën e sotme të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, e cila mbahet tek Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me fillim nga ora 12:00.
“Sado që dhuna me bazë gjinore është mjaft e shpeshtë edhe në mesin e të miturve, megjithatë ende ka mungesë të raportimit dhe trajtimit të rasteve në mënyrë të duhur. Andaj, RrGK bën thirrje që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë këtë rast me prioritetin e duhur, ashtu siç do duhej të trajtohet edhe secili rast tjetër i ngacmimit dhe sulmit seksual. Me theks të veçantë, shkollat duhet urgjentisht të krijojnë mekanizma të cilët trajtojnë rastet e dhunës, ngacmimeve dhe sulmeve seksuale”, është thënë nga RrGK.
Kujtojmë se RrGK së fundmi ka publikuar raportin “Nga Ligjet Vepra: në Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë”, ku për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është rekomanduar që të mbahen trajnime për edukatorët dhe psikologët për format e dhunës me bazë gjinore; si të identifikohen shenjat e dhunës me bazë gjinore; dhe si të ndihmon të referohen këtë raste, të përfshihet materiali mësimor mbi barazinë midis grave dhe burrave, respektin e ndërsjellë, rolet gjinore jo stereotipike, dhunën me bazë gjinore dhe mënyrën e raportimit të tij në kurrikulat arsimore të përshtatshme për grupmosha të ndryshme, siç parashikohet nga Konventa e Stambollit dhe të ndahet buxhet i mjaftueshëm për rritjen e numrit të psikologëve në shkolla.
“Për fund, duhet përmendur se ashtu si për rastet e tjera të dhunës me bazë gjinore, RrGK do të kërkojë drejtësi dhe do të monitrojë nga afër këtë rast si dhe masat e ndërmarra për të”, thuhet nga RrGK.