Policia ka njoftuar se dy burra janë rrahur ndërmjet vete në Milloshevë të Obiliqit, pas një aksidenti të trafikut që kishin pasur mes vete.
Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është shtetas i Gjermanisë, e tjetri shtetas i Kosovës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të enjten rreth orës 12:00.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma.