Rrihen dy kunata mes vete në Zubin Potok

Rrihen dy kunata mes vete në Zubin Potok

Pas një mosmarrëveshje raportohet se dy kanata janë përleshur mes vete. 

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:50 në Zubin Potok. 

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Zubin Potok 16.03.2026-16:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes dy kunatave janë përleshur mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Related Articles