Katër persona, të cilët janë familjarë në mes vete, në Gjilan u përfshinë në një përleshje për çështje pronësore.
Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën edhe organet e rendit, të cilët arritën t’ua vënë prangat tre personave, por njërit jo.
Këta, me urdhër të prokurorit, u dërguan në mbajtje për 48 orë.
Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Kamenicë. Mollë sherri në familje edhe këtu u bë një pronë.
Të katërtit u dërguan për trajtime mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare të këtij qyteti, prej ku u drejtuan për në Spitalin e Gjilanit.