Rriten kërkesat për konvertimin e patentë-shoferëve në komunat veriore, deri tani janë 1 mijë e 560

Rriten kërkesat për konvertimin e patentë-shoferëve në komunat veriore, deri tani janë 1 mijë e 560

Konvertimi i patentë-shoferëve në komunat veriore po rritet dita-ditës.

E sipas institucioneve përkatëse deri më tani janë bërë 1 mijë e 560 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në këtë pjesë të vendit.

Lidhur me këto shifra ka folur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka treguar se në Leposaviq deri më tani janë 386 kërkesa për konvertim të patentë-shoferëve, në Mitrovicën e Veriut 429, në Zubin Potok 223 dhe në Zveçan 234 kërkesa.

Related Articles