Pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë rritur për mbi 150 euro, bazuar në Ligjin e ri të Pagave.
Me koeficient 16.4, deputetët dhe ministrat do të paguhen me nga 1722 euro në muaj.
Sipas ligjit të vjetër, paga bazë e një deputeti vlente 1,547 euro në muaj.
Pagën e njëjtë me deputetët do t’i kenë edhe ministrat dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.