Shpresat për një armëpushim në Gaza janë rritur të shtunën pasi një delegacion i Hamasit mbërriti në Kajro për të vazhduar bisedimet indirekte, me atë që besohet të jetë një përgjigje ndaj një propozimi të ri, që thuhet se është rënë dakord nga Izraeli, për të ndalur luftimet për 40 ditët fillestare dhe për të shkëmbyer pengjet dhe të burgosurit palestinezë.
Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe amerikanë kanë raportuar shenja kompromisi në ditët e fundit dhe kanali shtetëror egjiptian i lajmeve Al-Qahera, tha të shtunën se një konsensus ishte arritur në bisedimet indirekte mbi shumë nga pikat e diskutueshme, por nuk dha detaje të mëtejshme, raporton The Guardian.
Megjithatë, shumë analistë mbeten pesimistë pas pesë muajsh bisedimesh, të cilat shpesh kanë dështuar.