Rritet çmimi i biletave në trafikun urban, prej nesër kushton 0.50 cent

Rritet çmimi i biletave në trafikun urban, prej nesër kushton 0.50 cent

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ka njoftuar se ka riorganizuar planin e tarifimit.

Sipas njoftimit publik në Facebook, ky ndryshim është bërë “me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve”.

Bileta mujore për udhëtarët e rregullt do të zbresë nga 14 euro në 13.5 euro.

Por, ky plan për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, ka përfshirë në plan tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshë, bën të ditur Komuna e Prishtinës.

Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80 euro, kurse ajo javore, që përfshin vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00 euro.

Mirëpo, në biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50 cent.

Related Articles