Shërbimi Evropian për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka nxjerrë një paralajmërim sezonal për rritjen e rrezikut nga bakteret Vibrio, që mund të shkaktojnë infeksione serioze përmes frutave të detit ose kontakti me ujë të kontaminuar.
Temperaturat e larta të verës dhe uji me kripë të ulët, si në Detin Baltik dhe Detin e Veriut, po krijojnë kushte ideale për përhapjen e këtyre baktereve. Mot më i ngrohtë dhe thatësira janë faktorë kryesorë që rrisin riskun për infeksione si:
- Vibrio parahaemolyticus – shkakton gastroenterit
- Vibrio vulnificus – mund të çojë në sepsë dhe vdekje
- Vibrio cholerae – gjithashtu shkakton infeksione të rënda.
Si përhapen infeksionet?
Përmes konsumit të frutave të detit të papërpunuara mirë dhe kontaktit të ujit me plagë të hapura, duke shkaktuar simptoma që nga diarre e deri te infeksione serioze në gjak dhe lëkurë.
Kush është më i rrezikuar?
Të sëmurët kronikë dhe personat me sistem imunitar të dobësuar janë në rrezik më të lartë për komplikime të rënda.
Si ta parandalojmë?
- Gatuani mirë frutat e detit — veçanërisht karkaleca dhe molusqe.
- Mbani plagët të mbuluara me fasho të papërshkueshme nga uji.
- Lani plagët me ujë të pastër nëse vini në kontakt me ujërat bregdetare.
Autoritetet evropiane po monitorojnë me kujdes situatat e rrezikshme dhe këshillojnë ndërgjegjësim të kujdesshëm gjatë kohës kur temperaturen e ujit janë të larta.