Gjatë muajit Prill 2025 është shënuar një rritje e dukshme në numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve në Aertoportin Nërkombëtar “Adem Jashari”, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), janë realizuar gjithsej 1,166 fluturime, që përbën një rritje prej 19.5% krahasuar me Prillin e vitit 2024.
Njëkohësisht, edhe numri i udhëtarëve ka shënuar rritje të konsiderueshme. Gjatë këtij muaji janë regjistruar 399,207 udhëtarë, që paraqet një rritje prej 22.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Në muajin Prill 2025 Numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 166, apo 19.5 % më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar ndërsa numri i udhëtareve gjithsej ishte 399,207 apo 22.3 % më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e ASK-së.