Gjatë këtyre katër muajve e gjysmë të vitit 2023 janë gjashtë raste të reja të infektuar me virusin HIV që po trajtohen aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Shefi i Repartit për HIV brenda Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Murat Mehmeti, pranon se ka rritje të rasteve me HIV/AIDS.
“Rastet janë në rritje në dy -tri vitet e fundit, ka numër ma të madh të rasteve”, thotë ai.
Siç tregon Mehmeti në kuadër të kësaj klinike aktualisht po trajtohen 55 raste, me vetëm një prej tyre të hospitalizuar, kurse të tjerët janë duke u trajtuar në shtëpi.
Se ka rritje të rasteve me HIV/ AIDS, tregojnë edhe statistikat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, (IKSHPK)
Zyrtarja për Informim nga ky Institut , Era Pireva tregoi se gjatë vitit 2022 janë regjistruar 21 raste me HIV / AIDS.
Kurse, një vit më herët (2021) kanë qenë tetë raste të reja të regjistruara.
“Tani terapitë janë më efektive”
AIDS-in e shkakton virusi HIV, i cili e dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.
Infektologu Murat Mehmeti thotë se përhapja më e madhe e këtij virusi ende mbetet përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, ndërmjet personave hetereseksualë dhe atyre homoseksualë.
Megjithatë, Mehmeti thotë se për dallim me vitet e kaluara tani terapia është me efektive.
Sipas tij personat e diagnostikuar me HIV/ AIDS hyn menjëherë në terapi që përcillet nga stafi adekuat i Klinikës Infektive.
Mehmeti thotë se trajtimi i menjëhershm rezulton që të këta persona të rritet imuniteti dhe të zhvillojnë jetë normale.
Ndërkohë që privatësia e të infektuarve mbrohet me konfidencialitet të plotë.
“Të dhënat e këtyre personave, emri, mbiemri, ditëlindja, shndërrohen në kod që iu jepet atyre dhe me at kod pastaj prezantohen për trajtim në klinike”, tha ai.
HIV/ AIDS dhe COVID