Rritja e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo ndodh kur ke një kryeministër si Kurti e një ministre si Rizvanolli

Rritja e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo ndodh kur ke një kryeministër si Kurti e një ministre si Rizvanolli

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Bajrami tha se vendimi është i papranueshëm, derisa shtoi se “ky 16 përqindësh është në funksion të mafisë energjetike”.

“Kjo ndodh kur ke një kryeministër si Albin Kurti e një ministre si Rizvanolli, të cilët që katër vite mbrojnë Nagipat e Martinat; kur ke një bord të ZRRE-së të ndikuar nga partia në pushtet që majë fitimet e KESCO-s dhe të KEDS-it; një ZRRE që ruan sekretin financiar të këtyre kompanive dhe në emër të kostove të operimit – lexo fitimit rrit çmimin e energjisë elektrike për të tretën herë”, shkroi Bajrami në një postim në Facebook.

“Rritja prej 16% prek të gjitha familjet, bizneset, sektorin publik pa përjashtim. Familjet me të ardhura të ulëta, që mezi e përballojnë muajin, tani do të paguajnë më shumë për çdo kilovat të harxhuar, por edhe për çdo produkt të blerë, sepse  bizneset do të përballen me kosto më të larta, e kjo do të reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë. Pra, kjo barrë e dyfishtë bie mbi qytetarët, e para; përmes faturave të rritura të energjisë dhe e dyta; përmes çmimeve më të larta për ushqim, transport, veshmbathje dhe shërbime të tjera bazike për jetë”, u shpreh tutje Bajrami.

Related Articles