Opinionisti Vehbi Kajtazi ka folur në lidhje me vendimin për rritjen e pagës minimale.
Ai u shpreh se qeveria brenda një dite e ka demantuar vetveten dhe u shpreh se e tëra kjo është mashtrim.
“Brenda një dite qeveria e ka demantuar vetveten, sepse dje me ato ndryshimet tatimore kanë thënë që deri në 3 mijë euro nuk tatohet fare dhe rrjedhimisht i bjen që ata që e kanë pagën deri në 3 mijë euro, i përfitojnë 6 euro e 80 cent”, tha Kajtazi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
“Tash me vendimin e ri që e ka marrë sot, paga minimale shkon në 350 euro, që i bjen brenda një dite, kjo i bjen që nuk vlen më ajo e ditës së djeshme. Këta sikur me u zgju në mëngjes me thënë ‘çka ka pasur në Facebook, çka ka pasur reagime, hajde t’iu përgjigjemi krejt atyne’. Brenda dy ditëve, këta nuk bëjnë në fakt asgjë, e tëra është mashtrim”, shtoi ai.