Qeveria e Kosovës, gjatë ditës ka njoftuar se nga ky muaj janë rritur pensionet për 20%.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja e pensioneve dhe pagave në kohë fushate elektorale është tentativë për të blerë vota.
“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik”, tha Bajrami.
Tutje ajo ka shkruar se nëse Kurti e Murati bregosen për qytetarët, ata duhet që pensionet dhe pagat t’i indeksojnë për normën e inflacionit që në vitin 2022.
Bajrami ka shtuar se “rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, tha ajo. /Gazeta Enigma