Rritja e shpenzimeve nga Qeveria, Murati: Kemi rritur pagat, pensionet dhe shtesat

Rritja e shpenzimeve nga Qeveria, Murati: Kemi rritur pagat, pensionet dhe shtesat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas raportimit të ASK-së se Qeveria në tremujorin e dytë shpenzoi 105 milionë më shumë sesa në tremujorin e vitit të kaluar të të njëjtës periudhë.

Murati tha se kjo “është më se normale”, sepse “kemi rritur pagat, kemi rritur pensionet, kemi rritur shtesat për fëmijë e shtesat për gra lehona, si dhe janë rritur investimet kapitale”.

“Por mirë që të njëjtat media më në fund edhe vetë e demantuan propagandën që kanë bërë tash e sa muaj se gjoja Qeveria ka bllokuar buxhetin dhe nuk po shpenzon”, shkroi Murati në një postim.

Related Articles