Rrufeja godet katër persona pranë Shtëpisë së Bardhë

Rrufeja godet katër persona pranë Shtëpisë së Bardhë

Katër persona janë plagosur rëndë pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë.



Dy burrat dhe dy gratë ishin në Lafayette Park në Uashington DC kur u goditën nga një stuhi e dhunshme, thanë zyrtarët e zjarrfikësve.

Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që ndihmuan viktimat, identiteti i të cilëve ende nuk është konfirmuar.

Rrufeja goditi katër personat pranë një peme afër gardhit që rrethon kompleksin e Shtëpisë së Bardhë të enjten në mbrëmje.

“Të katër kanë lëndime kritike, të rrezikshme për jetën. Ne ishim në gjendje të trajtonim dhe transportonim shpejt të katër pacientët në spitalet e zonës”, tha zyrtarët e zjarrfikësve.

Zyrtarët ende nuk kanë vërtetuar nëse e njihnin njëri-tjetrin dhe çfarë po bënin para goditjes së rrufesë.

Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës në vendngjarje.

Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi në këtë zonë mbrëmjen e së enjtes.

Sheshi Lafayette është një park publik prej shtatë hektarësh në veri të Shtëpisë së Bardhë. Shpesh është e mbushur me vizitorë, veçanërisht gjatë verës./A2CNN

Related Articles