Nëntë fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi u goditën nga rrufeja, gjatë një feste ku ishin të pranishëm 22 persona.
Ngjarja ka ndodhur në Çeki.
Rrufeja kishte goditur një pemë, nën të cilën po strehoheshin shumë vizitorë nga të reshurat e shiut.
Autoritetet çeke bëjn të ditur se në mesin e shumë të lënduarve, kishte fëmijë të moshës 2 deri në 6 vjeç, njofton Bild, përcjellë Gazeta Enigma.
Aktualisht ka një fëmijë dhe dy të rritur që marrin trajtim spitalor në Republikën Çeke. Sipas policisë nuk ka rrezik për jetën. /Gazeta Enigma