“Rruga e Kosovës është drejt NATO-s”

“Rruga e Kosovës është drejt NATO-s”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes “DEFENDER-Europe 21’’, raporton Gazeta Enigma.

“Rruga jonë është drejt NATO-së”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj, tutje ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në.

“Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gatishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes…Posted by Armend Mehaj on Tuesday, May 25, 2021

Related Articles