Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje të rrugës Thumanë – Kashar, e cila sot hapet për qarkullim.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet në ora 19:00.
Me këtë rast kryeministri Rama tha se kjo rrugë do t’u shërbejë të gjithëve dhe turizmit.
“Mirmëngjes, dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë“, tha ai.