Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta, për ecurinë e kësaj proteste ka thënë se ne udhëhiqemi nga një pushtet që në rastin e parë e qet policinë te dera.
Tutje ajo ka shtuar se rritja e çmimit të rrymës është e papranueshme.
“Kjo energji po na kushton shumë shtrenjtë, studenti i cili vjen për të studiuar në Prishtinë, prej kësaj rritjeje i bëhet një padrejtësi. Atij i rritet çmimi i jetesës në Prishtinë, pra preket bileta e studentit, preken shujtat e studentit, preket pavarësia e gruas, ato pak gra që mbërrijnë me qenë të punësuara, preket ilaçi i pensionistit, preken të gjitha kategoritë shoqërore, preket shumica që ka pak,” u shpreh Rrusta nga protesta.
Ajo tha se kjo protestë me kaq shumë qytetarë është garanci që kjo rritje e çmimit të rrymës do të ndalet./Gazeta Enigma/