Rrustemi i LVV-së: SBAShK t’i kompensojë orët e humbura dhe mësimdhënësve pagat

Rrustemi i LVV-së: SBAShK t’i kompensojë orët e humbura dhe mësimdhënësve pagat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka vendosur ta mbajë grevën pesë javore pa dëshirën e mësimdhënësve.

Kjo sipas tij, vjen pasi në votimin e SBAShK-ut mbi 50 përqind e mësimdhënësve ishin pro nisjes së mësimit për vitin e ri shkollor.

“Kryesia e SBAShK-ut i ka refuzuar 6 oferta e ndërmjetësime për ndërprerjen e grevës pa ja marrë mendimin e anëtarësisë. E kur u pyet anëtarësia, shumica votuan kundër grevës. Kjo po i bie që kryesia e SBAShK-ut pa ndonjë plan të qartë dhe pa mbështetjen e mësimdhënësve, i ka mbajtur fëmijët jashtë shkollave për një muaj dhe arsimtarët pa punë për një muaj”.

‘Fëmijëve duhet t’ua kompensojë orët e humbura. Mësimdhënësve t’ua kompensojë pagat e humbura”,ka shkruar Rrustemi në rrjetin social Facebook.

Related Articles