Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit.
Ai ironizoi me përpjekjet e Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si Presidente, duke thënë se “nuk i kemi të garantuara votat për Glaukun – e lëre më për Vjosën”.
Postimi i plotë i Rrustemit:
Learta njëherë tha se nuk ia kanë ofruar nënshkrimet, ndërsa tani po thotë se nënshkrimet po, por jo rizgjedhjen.
Pra për nënshkrime nuk tregoi drejtë.
Ndërsa për rizgjedhjen, ne nuk i kemi të garantuara votat as për Glaukun – e lëre më për Vjosën.
