Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se opozita e vendit po mundohet që Qeverinë Kurti ta paraqesë si ekzekutiv i cili vjedh.
“Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për t’u mbrojtur dhe aq më tepër për ta mbrojtur ne, deputetët. Aq më tepër para këtyre hajnave klasik e hajnave tipik që kanë vjedhur e plaçkitur këtë vend për vite të tëra”.
“Këta kanë hyrë të varfër e sot janë bërë milionerë nga shfrytëzimi i pasurisë publike. Këta po përpiqen që Lëvizjes Vetëvendosje t’i mveshin tiparet që i kanë ata, populli i njeh dhe do t’i ndëshkoj ashtu siç i ka ndëshkuar”, ka thënë Rrustemi.