Rrustemi: Sondazhet tregojnë 49% për LVV pa votën e mërgatës

Rrustemi: Sondazhet tregojnë 49% për LVV pa votën e mërgatës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustetmi, ka deklaruar se sondazhi i fundit e ka nxjerrë VV-në me 49.5 për qind të votave pa ato të mërgatës, për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.

Rrustemi në “DPT te Fidani” ka deklaruar se “sondazhi i fundit, është ky i UBO-s i cili e di unë, mbase mund të ketë një tjetër që nuk e di”.

Lidhur me sondazhin ku VV-ja doli me 34 për qind të votave, Rrustemi thotë se kjo është pjesë e “luftës speciale”.

“Është pjesë e luftës speciale, nxirreni autorin, të dhënat, kampionin analitik. Nuk ka ndarje më të qartë sesa ecja për në zgjedhjet e 9 shkurtit, janë duke u bërë të katërtat bashkë, këtë janë duke mësuar nga disa gabime të veta”, deklaroi ai.

Related Articles