Energjia elektrike në pjesën më të madhe të qytetit të Gjilanit pritet të rikthehet në orët e vona të mbrëmjes, konkretisht rreth orës 22:00.
Kjo pasi punëtorët e KEDS-it po punojnë në sanimin e dëmeve , pas djegies së kabllove që furnizojnë shumicën e qytetit dhe disa fshatra, shkaku i mbingarkesave.
“Punëtoret e KEDS janë duke bërë maksimumin që furnizimi me energji elektrike të kthehet sa më shpejtë”, thanë nga kjo kompani për Gazetën Enigma.